Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratat se çështja e urës së ibrit do të diskutohet në Bruksel.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kurti ka thënë se për urën e ibrit është diskutuar në Bruksel gjatë viteve 2014-2017.
Ai ka thënë se afati i fundit për hapjen e urës ishte 20 janari 2017.
Kështu, Kurti ka thënë se diskutimi për një marrëveshje është indirekte shkelje e marrëveshjes.
“Diskutimet në Bruksel janë zhvilluar në vitet 2014-2017, dhe ato diskutime kanë përfunduar jo vetëm me marrëveshje për hapje të urës, por edhe me marrëveshje për plan të zbatimit si duhej të hapej ajo urë. Afati i fundit ka qenë 20 janari i vitit 2017. Nëse është bërë një marrëveshje dhe bëhet diskutime mbi marrëveshjen kjo është një mënyrë indirekte e shkeljes së marrëveshjes. Ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në shkeljen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti. /
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co