Mësuesi amerikan mbyti gruan dhe më pas veten/ Ngjarja u zbulua nga drejtori i shkollës ku punonte, zbardhen detaje nga rasti ekstrem

mesuesi amerikan mbyti gruan dhe me pas veten ngjarja u zbulua nga drejtori i shkolles ku punonte zbardhen detaje nga rasti ekstrem
mesuesi amerikan mbyti gruan dhe me pas veten ngjarja u zbulua nga drejtori i shkolles ku punonte zbardhen detaje nga rasti ekstrem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan, Mathew James Werts, ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të ndërmerrte jetën e tij.

Werts, i cili ishte mësues në “Albania College”, jetonte në një shtëpi private në këtë zonë.

Sipas asaj që raportoi gazetari Igli Çelmeta, mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit.

Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike.

Sakaq, autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →