Bota

Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Dy vëllezërit pronarë të një hoteli u konfliktuan me viktimat dy muaj më parë. Shkak janë bërë….

vrasja e dyfishte ne velipoje dy vellezerit pronare te nje hoteli u konfliktuan me viktimat dy muaj me pare shkak jane bere





































Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Velipojë, ky dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, Erild Ishmi 33-vjeç dhe Arsid Hoxha , 22-vjeç.

43434

Mësohet se dy vëllezërit pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar  dy muaj më parë me viktimat.

Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit te tyre, pas këtij debati një prej viktimave, Erild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit.

Po atë ditë, si pasojë e këtij konflikti, policia ka kapur dhe arrestuar Erild Ishmi, të cilin gjykata e la në masën “arrest shtëpie”, masë e cila ishte në fuqi deri natën  e sotme kur ndodhi ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts