Bota Sport

VIDEO/ “Ligjin” e bëjnë kapitenët, Skënderbeu dhe Elbasani ndajnë pikët në Korçë

video ligjin e bejne kapitenet skenderbeu dhe elbasani ndajne piket ne korce





































Skënderbeu dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e parë të kampionatit. Në këtë duel “ligjin” e bënë kapitenët Elvis Prençi dhe Bruno Lulaj, të cilët ishin dhe autorët e golave.  

Skenderbeu Elbasani 1-1

Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës, në pjesën e parë, ndërkohë që miqtë e trajnerit Bordin, vendosën baraspeshën në minutën e 81 me kapitenin Bruno Lulaj.  

Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, ritmi i lojës ishte më i lartë, teksa në fragmentin e dytë ra disi. Në duelin e radhës, Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që Elbasani pret Teutën.  

FT: SKËNDERBEU – ELBASANI 1-1

Prençi 16′ / Lulaj 81′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90+2′ Skënderbeu kërkon penallti pas pretendimit të Bismark, i cili rrëzohet brenda zonës, por vazhdon lojën gjyqtari Xhaja. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Dy zëvendësim edhe te Skënderbeu, largohet Juri dhe Nikaj në fushë Pecani dhe Çuçka.

87′ Dy zëvendësime tek Elbasani, largohen Greca dhe Hila, në fushë Lajthia dhe Halili.

81′ GOOOOOL ELBASANI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë! Kapiteni Bruno Lulaj ndëshkon ekipin e Gvozdenoviç. Shpërthejnë në festë tifozët miq. (VIDEO) 

79′ Tre goditje këndi në 2 minuta për Elbasanin që është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit.

70′ Zëvendësim te Elbasani, largohet Qaqi, vendin e tij e merr Amarildo Gjoni.

62′ Zëvendësim te Elbasani, largohet Leo Melo, vendin e tij e merr Edon Hasani.

61′ Kërcënon edhe Nikaj, me një gjuajtje me të majtën, por jashtë kuadratit.

58′ Gerco provon me një goditje nga distanca, por topi grushtohet nga portieri.

53′ Skënderbeu provon me një skemë nga goditja e dënimit, Rashica shërben për Jurin, por ky i fundit nuk koordinohet siç duhet.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Pritje fantastike e portierit të Skënderbeut që i mohon golin Grecës, por gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje.

36′ Sërish rrezikshëm Skënderbeu me Jurin, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

33′ Janaqi është i ndëshkuari i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

30′ Janaqi provon të realizojë një supergol nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit të Skënderbeut përfundon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

29′ Provon edhe Rashica, me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por sërish i vëmendshëm portieri Totoshi.

28′ Skënderbeu i rrezikshëm me kundërsulme. Nikaj “flirton” me golin e dytë, por gjuajtja e shkodranit, ishte qendrore duke u ndalur me lehtësi nga portieri Totoshi.

24′ Traversa i mohon golin e barazimit Elbasanit, pas tentativës me kokë të Ze Gomes brenda zonës. Shpëtojnë për mrekulli korçarët. (VIDEO)

20′ Elbasani provon të reagojë me Leo Melon që provoi nga distanca me të djathtën, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

16′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë! Kapiteni Prençi kalon në avantazh skuadrën e Gvozdenoviç. Pas harkimit nga këndi nga ana e Jurit, mbrojtësi godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO) 

15′ Rast i artë për Skënderbeun me Nikajn, por gjuajtja e shkodranit devijohet nga Qaqi në këndore. (VIDEO) 

13′ Këmbëngulës Elbasani në këto minuta, goditja e Hilës, devijohet nga Ramos në këndore.

8′ Kasa provon të surprizojë korçarët brenda zonës, por ishte kapiteni Prençi ai që largoi rrezikun.

3′ Elbasani e nis në sulm sfidën, por ende asnjë rast i rrezikshëm i krijuar në portat respektive.

1′ Starton sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Ramos, Vangjeli, Gerco, Rabiu, Merlim, Janaqi, Nikaj, Rashica, Bismark. Trajner: I. Gvozdenoviç.

AF ELBASANI:  Totoshi, Lulaj, Qaqi, Lila, Hila, Musta, Melo, Dros, Kasa, Greca, Gomes. Trajner: R.Bordin.7PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts