Shqiperia

Masakra me 2 viktima në Velipojë/ Plumbat nuk kursejnë as kamarierin e një lokali

masakra me 2 viktima ne velipoje plumbat nuk kursejne as kamarierin e nje lokali
masakra me 2 viktima ne velipoje plumbat nuk kursejne as kamarierin e nje lokali

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Velipojë mbrëmjen e kësaj të hëne. Viktima të plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç.  Ata u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.

Të shtënave që iu morën jetën dy të rinjve nuk i ka shpëtuar as kamarieri i një lokali aty pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se i plagosur ka mbetur Zyber Zagradi. BalkanWeb mëson se ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë mbrëmjen e sotme, ku dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga të shtënat me armë zjarri, e ka zanafillën disa kohë më parë.

[embedded content]

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.

Mbrëmjen e sotme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.

Viktimat u qëlluan në gjoks
Grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për sigurimin e provave dhe për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se viktimat kanë marrë plumba në gjoks dhe zonën e barkut. Ersild Ishmi është qëlluar tre herë, dy nga plumbat e kanë goditur në gjoks dhe një në bark. Po tre plumba ka marrë edhe Arsid Hoxha, dy në bark dhe një në gjoks. Autorët, pronarë të hotelit kanë qëlluar plot 6 herë me armë zjarri pistoletë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts