Pedagogu Gentian Hoxhalli, i ftuar në podcastin Luarasi në News 24, tha se dega e Data Science në universitetin Luarasi është ndër më të mirat dhe i përgjigjet kërkesave të kohës.
Hoxhalli tha se jemi në epokën e Big Data dhe tregu ka nevojë për profesionistë që përpunojnë të dhënat. Ai tha se ata që përfundojnë për Data Science pranë Universitetit Luarasi mund të gjejnë punë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Pedagogu i Statistikës Gentian Hoxhalli: Universiteti Luarasi prej vitesh bashkëpunon me London School of Economic. Data Science dhe Bussines Analitic është një program sfidues, i bukur, i ri për vendin tonë. Gërshëtimi mes Data Science dhe Bussines Analitic krijon mundësi të re për maturantët e ardhshëm që regjistrohen në këtë bachelor. Kirrukula që përmban programi në fjalë është kirrikul e certifikuar nga London Shcool of Economics dhe ka një set lëndësh që gërshëtohen në këto profile, ku jepen koncepte për statistikën analitike, matematikën dhe informatikën, ku dalin studentë që të mund të përpunojnë të dhënat. Pse të dhënat? Sepse jemi në epokën e Big Data, që gjenerojnë në çdo sekondë të jetës sonë. Në vitet e fundit, Data Science hyn në 10 profesionet më të kërkuara.
[embedded content]
Duke qenë se jemi përballë të dhënave, atëherë lind nevoja që kush do përpunojë këto të dhëna, sa saktë do i përpunojë dhe sa të dobishme do jenë në fund për finalizimet përkatëse. Programi bën të mundur që studenti në përfundim të ciklit Bachelor të jetë i aftë të përpunojë të dhënat e mëdha, qoftë në aspektin ekonomik apo të dhëna të tjera që burojnë nga njësi. Ky profil është i kohës sepse do është në trend rritës. Data Science është një profesion i ri, që ka marrë shkas nga sasia e madhe e të dhënave që ne kemi përpara. Studenti do marrë njohuri për statistikën e avancuar, pra të jetë i aftë të kuptojë të gjitha modelet statistikore, që të përpunojë dhe analizojë të dhënat. Kjo, bashkëlidhur me konceptet matematikore, matematikës analitike, në mënyrë që të njohë ekuacionet, të njohë algoritmet dhe programimet e optimizuara, për të dhënat që bëhet fjalë. Studenti duhet të jetë i aftë, që të vënë në punë Inteligjencën Artificiale, që AI të japë përgjigje të shpejta për përfundimet për një masë të dhënash. Maturantët që duan të studiojnë këtë degë duhet të kenë njohuri të mira matematimore, njohuri të mira në informatikë, aq sa kirrukulla e gjimnazit ofron dhe vullnetin e mirë e sfidën për të marrë përsipër programet, me një konfigurim të disa profesioneve.
Personat që përfundojnë Data Science mund të punojnë në tregun vendas, por edhe atë ndërkombëtar. Në tregun ndërkombëtar është ndër profesionet më të kërkuar. Por edhe në tregun tonë nevojitet shumë në sektorin bankar, ku kërkohet analist biznesi. Ky profesion është shumë i dobishëm, pasi ka disa njohuri mjaft të mira në çdo fushë e del një paketë tepër e konsoliduar.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co