Bota

Arrestohet 39-vjeçarja, goditi policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës

arrestohet 39 vjecarja goditi policin dhe punonjesin e sigurise ne spitalin e traumes





































Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçare, pasi ka goditur një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Traumës, ndërsa përveç policit, 39-vjeçarja ka goditur edhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike.

urgjenca spitali i traumes

Arsyet ende nuk dihen, ndërsa gruaja është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts