Ky Shën Valentin është i veçantë për kolosin e këngës Bujar Qamili i cili do të surprizojë bashkëshorten e tij. Gjatë rrugës me trëndafilat në dorë ecën plot emocione. Deri në momentin kur mbërrin në vendin ku ndodhej, bashkëshortja e artistit të shquar nuk ka dijeni për këtë surprizë.
Bujar Qamili në ditën e të dashuarve uron siç di të bëjë më mirë, veçse me këngë. Bashkëshortja, e cila për herë të parë flet publikisht thotë se nuk e priste një surprizë të tillë. Në raste festash këngëtari Qamili ka munguar në familjen e tij, për shkak të angazhimeve artistike dhe ky moment e gëzoi gruan e tij. Ngacmimet nëse është xheloze, për shkak të famës që ka bashkëshorti i saj janë të shumta, por bashkëshortja e Bujar Qamilit i kalon gjithnjë me humor.
Kanë kaluar 40 vite që kur artisti Bujar Qamili njohu bashkëshorten e tij, me të cilën krijoi familjen. Në këtë ditë të dy bashkë kanë një mesazh për dashurinë, e cila duhet të triumfojë pavarësisht çdo vështirësie.
Ashtu si Bujar Qamili, këngëtari që mban titullin “Nderi i Kombit”, i cili surprizoi bashkëshorten, në Shkodër të gjithë festojnë tradicionalisht Ditën e të Dashuaruave. Katër dekada mes tingujve e trëndafilave, këngëtari Bujar Qamili surprizon bashkëshorten në Ditën e Dashurisë/ Drita Qamili: Mbusheni çdo ditëjetë me dashuri!
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co