Një debutim perfekt, një fitore e pastër 3-0 në start që i jep besim tifozëve të “Zonjës së Vjetër”. Juve e nis mbarë me Thiago Motta-n në stol, ku në “Stadium” kaluan me lehtësi Como-n. Trajneri i ri hodhi një ekip ndryshe, ku nga minuta e parë zbriti dhe Mbangula. 20-vjeçari belg u kthye menjëherë në protagonist teksa në minutën e 20-të me një goditje të bukur kaloi Juve në avantazh.
Një ndeshje shumë të mirë zhvilloi dhe Yildiz me sulmuesin turk që fillimisht dhuroi një assist për Vlahovic, por goditja e serbit u përplas në shtyllë. Dy minuta më pas, Yldiz bëri të njëjtën gjë, por këtë futi në një top në qendër për Weah, topi fillimisht u përplas në traversë, por kaloi vijën fatale duke i dhuruar “Zonjës s Vjetër” epërsinë e dyfishtë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Vlahovic iu afrua sërish golit, por goditja e tij me kokë u ndal në shtyllë. Juve kishte kontrollin total të lojës, ndërsa në shtesë, Cambiaso realizoi edhe golin e tretë. Thiago Motta, shijon këtë sukses të pastër në krye të Juves, ku fillimisht u ndal te paraqitja e Mbangula-s:
“Kam ndjesi të mira, pres shumë jo vetëm nga Mbangula, por edhe nga të tjerët. Jam i lumtur për të, por dhe për pjesën tjetër të ekipit, pasi zhvilluan një ndeshje të mirë. Vlahovic? Dusan zhvilloi një ndeshje të madhe, luajti shumë edhe pa top, për ne ai është një lojtar i rëndësishëm, por pa diskutim ka nevojë për ekipin”, theksoi ndër të tjera Thiago Motta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co