“Peshku qelbet nga koka”/ Vrasjet e fundit në Shqipëri, deputeti i PD: Institucionet e vendit janë në ditët më të errëta

peshku qelbet nga koka vrasjet e fundit ne shqiperi deputeti i pd institucionet e vendit jane ne ditet me te erreta
peshku qelbet nga koka vrasjet e fundit ne shqiperi deputeti i pd institucionet e vendit jane ne ditet me te erreta

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vrasjet e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se institucionet shqiptare janë në ditët më të errëta.

Sipas tij, “situata në Shqipëri është  aq keq sa ka rënë besimi se se institucionet ligjzbatuese mund të bëjnë drejtësi”.

Sula theksoi se këto ngjarje që tronditën dje opinionin publik ‘ndodhën në ditën kur në Tiranë protestohej për vrasjen e një qytetari të pafajshëm nga një eksponent me lidhje të larta me Partinë Socialiste në Pogradec dhe që akuzat janë të shumta për manipulim të provave dhe zbutje të akuzave’.

”Peshku qelbet nga koka”, shkroi ai, duke shtuar se “kur pushtetarët e niveleve më të larta nuk kanë respekt për ligjin dhe institucionet ligjzbatuese, ata janë modeli më i keq që reflektohen te shoqëria”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →