Bota

Fenomeni i uljes se lindjeve, qarqet ku tkurrja është 2-3 herë më e madhe! Ja skenari më pesimist

fenomeni i uljes se lindjeve qarqet ku tkurrja eshte 2 3 here me e madhe ja skenari me pesimist





































Shqipëria po përballet me fenomenin e uljes se lindjeve prej tre dekadash, por në disa qarqe rënia është shumë më e mprehtë se mesatarja kombëtare.

Bebe-768x512

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit lindjet në shkallë kombëtare ranë me 5.1% , por për qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit, tkurrja ishte 2-3 herë më e madhe.

Vlora shënoi rënien më të madhe te bebeve të lindura në 6 mujorin e parë më rreth 16% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Në këtë qark në gjysmën e parë të vitit 2024 lindën vetëm 468 bebe nga 556 që kishin lindur me 2023 në të njëjtën periudhë.

Pas Vlorës rënia më e madhe e lindjeve ishte në Qarkun e Gjirokastrës me rreth 14 %. Në këtë qark në janar-qershor 2024 lindën 144 bebe nga 167 që lindën në 6-mujorin e parë 2023.

Qarku i Kukësit u rendit i treti për normën e lartë të rënies së lindjeve me 2024. Në janar -qershor në këtë qark linden 318 bebe me rënie 9.4% në krahasim me 6-mujorin e parë.

Gjithashtu rënia e lindjeve mbi mesataren kombëtare ishte e pranishme edhe në qarqet e Lezhës, Beratit, Shkodrës dhe Durrësit.

Ndërsa në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë lindjet ranë me pak se 5%.

Qarku i Korçës kishte rënien më të ulët të lindjeve vetëm me -2.3, e ndjekur nga Fieri me -3.7%.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit, janë përshpejtuar, duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet e ardhshme.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT parashikonte që në vitin 2023, të lindnin 27,281 foshnja, por në realitet po lindin rreth 20% më pak.

Projeksionet e popullsisë 2019 – 2031 nga INSTAT nuk i morën në konsideratë normat e larta të emigracionit dhe rënien e fertilitetit, ndaj treguesit demografikë kanë pasur një përkeqësim më të lartë në krahasim me të gjithë skenarët.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë./Monitor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts