Pas një udhëtimi maratonë dhe frymëzues të ndërmarrë nga Tirana Business University në të gjithë vendin, duke takuar një më një maturantë dhe gjimnazistë të shkëlqyer të të gjitha rajoneve të Shqipërisë, u ngrit pranë mjediseve të reja të TBU, Rrjeti i Ekselencës së këtij Universiteti. Dhjetëra ish-maturantë ekselentë, me mesatare nga 8.5 e sipër, u vlerësuan me bursat maksimale që mbulojnë të treja vitet e studimit të ciklit bachelor, në programet e Menaxhimit të Biznesit dhe të Teknologjisë së Informacionit.
Studentët e rinj të TBU, që vijnë nga gjimnaze të ndryshme nga çdo cep i Shqipërisë, janë pjesë e një brezi dhe cikli të ri që po hap universiteti, ku ekselenca dhe ajka e studentëve janë në plan të parë.
Dhjetëra bursa u dorëzuan vetëm gjatë këtij aktiviteti, të financuar nga vetë Universiteti. Përveç këtyre bursave, së shpejti, në një fazë të dytë, dhjetëra bursa të tjera do të akordohen për ekselentë të tjerë, nga kompanitë e Grupit BALFIN.
Të pranishëm në këtë aktivitet, administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, dhe dekanët e dy fakulteteve të Universitetit, Prof. Dr. Elvin Meka dhe Prof. Asoc. Dr, Indrit Baholli, të cilët iu dorëzuan bursat të rinjve, theksuan rëndësinë e të paturit një numër kaq të lart studentësh cilësorë. Sipas tyre, kjo i shërben si vetë individëve që të zhvillohen më tej, gjithashtu edhe mjedisit universitar, që të rritet dhe të përmirësohet, falë ambicieve dhe kërkesave për të shkëlqyer që ka si aspiratë çdo e re dhe i ri që i është bashkuar rishtazi TBU-së.
Të rinjtë e ndryshëm, entuziastë për këtë fillim të ri, që për ta nis edhe me motivimin e të qenit bursistë si dhe me detyrimin për të mbajtur rezultate të larta për të vazhduar të përfitojnë nga ky avantazh, u shprehen se TBU ka qenë zgjedhja e parë për ta, si një mundësi unike për të qenë pranë jo vetëm dijes teorike, por dhe kontaktit të vazhdueshëm me botën e biznesit si dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre për tu bërë sipërmarrës të suksesshëm.
Në vitin e ri akadamik, 2/3 e çdo klase në TBU, do të jetë e përbërë nga bursistë ekselentë, çka tregon se më të mirët e gjimnazistëve të Shqipërisë ka zgjedhur këtë kolegj universitar.
E themeluar 14 vjet më parë dhe me 11 breza të diplomuar, TBU u mor nën administrim e Grupit BALFIN dhe drejtohet nga ky i fundit prej rreth 1 viti, ku vetë presidenti i Grupit, z. Samir Mane, ka qenë mjaft aktiv në promovimin e universitetit pranë të rinjve, me synimin, sikurse ka deklaruar vetë sipërmarrësi dhe filantropi, për ta kthyer këtë universitet në më të mirin në Shqipëri në fushën e Menaxhimit të Biznesit dhe të Teknologjisë së Informacionit.
Ndërlidhja e TBU me botën e biznesit dhe të qenit pjesë e një Grupi me portofol të larmishëm biznesesh në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, ka bërë që studentët e TBU të pozicionohen shumë shpejt në profile të lakmueshme profesionale që në fillesat e karrierës së tyre.
Për më shumë mundësi për t’u njohur me benefitet e TBU, bursat dhe tarifat e rezervimit, mund të klikoni këtu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co