Rënia e numrit të lindjeve në Dibër, mjeku Bajram Balliu: 16.2% bebe më pak se në 2022

renia e numrit te lindjeve ne diber mjeku bajram balliu 16 2 bebe me pak se ne 2022
renia e numrit te lindjeve ne diber mjeku bajram balliu 16 2 bebe me pak se ne 2022

I gjithë Qarku Dibër përfshirë edhe bashkinë e Dibrës ka një rënie të ndjeshme të lindjeve vitet e fundit. Mjeku Obstetërgjinekolog pranë Spitalit Rajonal Dibër, Bajram Balliu thotë se krahasuar me vitin 2022 në maternitetin e këtij spitali kanë lindur 16.2% më pak fëmijë në vitin 2023. Po ashtu, numër i vogël lindjesh krahasuar me popullsinë janë regjistruar edhe në gjashtë javët e para të këtij viti, ku deri tani ka patur vetëm 65 lindje.

[embedded content]

Nga ana tjetër, mjeku Bajram Balliu thotë se shkaqet janë të ndryshme por kryesore mbetet largimi masiv i rinisë jashtë vendit.
Një tjetër arsye që step të rinjtë të kenë më shumë se 2 fëmijë, është edhe pamundësia ekonomike për t’i rritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →