Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë, gjatë ndeshjes së Kupës së Perusë. Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës.
Në minutën e 71′, ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht për të lejuar stafin mjekësor të trajtonte Lucho Ruiz, portierin e Cantorcillo, ndodhi episodi surreal që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Munoz. Ndërsa po priste për të kryer një goditje nga këndi, numri 10 i Atletico Awajun urinoi pranë flamurit të këndit.
Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin. Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i tregonte kartonin e kuq.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co