Bota

Putin ulet në gjunjë dhe bën kryqin përpara monumentit të tragjedisë ku u vranë 334 njerëz

putin ulet ne gjunje dhe ben kryqin perpara monumentit te tragjedise ku u vrane 334 njerez
putin ulet ne gjunje dhe ben kryqin perpara monumentit te tragjedise ku u vrane 334 njerez

Vladimir Putin tregon shpesh herë besimin fetar që ai ka. E kemi parë në kisha gjatë Krishtlindjeve, duke vizituar tempuj dhe priftërinj. Por mund të jetë hera e parë që e shohim të gjunjëzuar dhe duke bërë kryqin në një mënyrë mjaft të ekzagjeruar përpara një monumenti. Të martën, presidenti i Rusisë u takua me nënat e viktimave të masakrës së Beslanit të vitit 2004, kur terroristët çeçenë sulmuan një shkollë dhe vranë qindra fëmijë dhe mësues.

“Kjo tragjedi me siguri do të mbetet një plagë e pashërueshme në kujtesën historike të gjithë Rusisë,” tha ai, duke iu referuar sulmit të 1 shtatorit 2004.

Para takimit, presidenti rus vizitoi memorialin ku 266 nga 334 të vrarët në sulmi janë varrosur dhe më pas janë vendosur lule në godinën e shkollës.

Në pamjet e publikuara nga Kremlini, shohim liderin rus duke u gjunjëzuar dhe duke bërë shenjën e kryqit përpara monumentit të të vdekurve, përpara se të përqafojë pllakën.

Në deklaratat e tij, lideri rus, i cili ishte president i vendit të tij në vitin 2004, nuk mungoi të drejtonte shigjetat edhe drejt vendeve të treta. Siç tha ai, nga jashtë ata jo vetëm që u përpoqën të justifikonin sulmin në shkollë, por gjithashtu u dhanë ndihmë terroristëve.

Së fundi, ai shprehu besimin se Rusia do të arrijë qëllimet e saj “anti-terroriste” në Ukrainë.

Terroristët çeçenë kishin pushtuar shkollën gjatë një aktiviteti festiv. Ata morën peng më shumë se 1200 njerëz, shumica prej tyre fëmijë, dhe i mbajtën atje për tre ditë, pa ushqim dhe pak ujë. Të vdekurit ishin 334 nga të cilët 186 ishin fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts