Bota

Opozita ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, KAS njofton shqyrtimin e kërkesës: Ja kur mbahet seanca

opozita ankimoi rezultatin e zgjedhjeve ne himare kas njofton shqyrtimin e kerkeses ja kur mbahet seanca





































Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve, ka njoftuar se do të marrë në shqyrtim kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kundërshtuar vendimin për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Himarë.

KQZ1-770x434

Në njoftim bëhet me dije se seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00.

 “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.

Seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00”, saktësohet në njoftim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts