Bota

“Nuk ishim të dehur!”- I riu italian humbi jetën në Velipojë pasi u përplas me Jet Ski me kunatin e tij, flet e dashura e 19-vjeçarit: Vëllai im nuk ka faj, ai u hodh në det, por…

nuk ishim te dehur i riu italian humbi jeten ne velipoje pasi u perplas me jet ski me kunatin e tij flet e dashura e 19 vjecarit vellai im nuk ka faj ai u hodh ne det por





































E dashura e 19-vjeçarit Nicola Iorio, të riut italian i cili humbi jetën tragjikisht në plazhin e Velipojës, pasi u përplas me një Jet Ski me vëllain e partneres së tij, ka treguar për mediat italiane momentin tragjik të aksidentit.

Nicola Iorio

Giusy Di Tella, ka treguar se ishte thjesht një aksident tragjik dhe se përplasja ka ndodhur papritur.

Sipas saj, ata nuk ishin në gjendje të dehur, duke theksuar se nuk kishin konsumuar as alkool dhe as drogë.

“Autoritetet shqiptare kanë dhënë leje që ne të marrim trupin e të dashurit tim dhe po përgatitemi të kthehemi në Itali, por dua të theksoj fort se ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur, ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë. Unë, i dashuri im dhe vëllai im ishim shumë të lidhur. Ata të dy ishin si vëllezër”, ka thënë ajo sipas ANSA.

E reja është shprehur se ka qenë dëshmitare e aksidentit, pasi në momentin e përplasjes ndodhej në të njëjtin Jet Ski me të dashurin e saj.

Giusy ka treguar se pas përplasjes “vëllai im u hodh në ujë për të ndihmuar Nicolën, ai e nxori nga uji dhe u dërgua menjëherë në spital ku fatkeqësisht vdiq”.

 “Po xhiroja një video me celular dhe kur i dashuri më tha fike se po ecim, ndërpreva xhirimet. Pak çaste më vonë pati një përplasje në anën e djathtë të motoçikletës sonë. Të gjithë përfunduam në ujë, por Jet Ski-të mbetën në lëvizje. Tani celulari im është në fund të detit, por dua të ritheksoj se ishte thjesht një aksident tragjik, vëllai im nuk ka përgjegjësi, madje edhe familja e të dashurit tim thotë pikërisht këtë. Por këtu, në Shqipëri, medoemos duan të gjejnë një fajtor”, është shprehur ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Gusht, ku 19-vjeçari mbeti i vdekur për shkak të manovrave të gabuara me Jet Ski, duke u përplasur me një Jet Ski tjetër, në të cilën po lundronte vëllai i së dashurës së tij, 20-vjeçari Salvatore di Tella.

Të dy ata pësuan lëndime pas përplasjes dhe u dërguan në spitalin e Shkodrës, ku Iorio ndërroi jetë. Ndërkohë, policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar Di Tellën për “vrasje nga pakujdesia” .

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts