Bota Sport

Në garë me kohën, javë vendimtare te Barcelona

ne gare me kohen jave vendimtare te barcelona





































Pak ditë pas debutimit në la Liga të shtunën e kaluar dhe pak më shumë se një javë para mbylljes së tregut të transferimeve, Barcelona po punon kundër kohës për të kompletuar skuadrën. Pas nënshkrimeve të Dani Olmos dhe Pau Viktor dhe në pritje për të bërë disa shtesa të tjera, prioriteti i drejtuesve për këtë javë është të zgjidhë çështjet e largimeve të lojtarëve që nuk përshtaten në planet e trajnerit Hansi Flik.

barcelona

Klement Lengle, Vitor Roke dhe Mika Faje janë lojtarët që klubi po kërkon t’i gjejë një sistemim të ri. Por mund të ketë dhe surpriza. Lengle ka avancuar një marrëveshje me Atletikon e Madridit, por Barcelona nuk duket shumë e bindur, pasi nuk dëshiron të forcojë një rival direkt. Por dhe Lengle nuk duket se do tërhiqet.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje për t’u larguar te Atletiko e Madridit, Lengle “kërcënon” me qëndrim te Barcelona.

Klubi i Barçës mund të gjendet në një pozicion të ngjashëm me Vitor Roken. Ai ka si prioritet qëndrimin në Spanjë, por interesat e klubit të Barçës mund të ndryshojnë nga ato të “tigrit”, i cili do të mirëpriste bashkimin me Betis. Sot për sot, largimi më i qartë duket të jetë ai i Mika Faje, për të cilën Rene ofron 10 milionë euro plus variabla.

Në fakt, skuadra franceze është ajo që ka epërsinë për qendërmbrojtësin senegalez dhe nëse asgjë nuk shkon keq, transferimi mund të mbyllet në ditët në vijim.

Kjo javë është ajo kyçe për të gjitha operacionet kryesore të Barcelonës në merkato, çka do të lehtësonin disi barrën financiare të klubit dhe do të ndihmonin në afrime të reja apo federimet e lojtarëve që ende kanë mbetur jashtë listës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts