Futbollisti i Real Madrid e pranon: Goli i Leipzig i rregullt, u anulua pa të drejtë

futbollisti i real madrid e pranon goli i leipzig i rregullt u anulua pa te drejte
futbollisti i real madrid e pranon goli i leipzig i rregullt u anulua pa te drejte

Real Madrid mundi 0-1 Leipzig në Champions League, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm në aktin e parë. Në fillimin e takimit u anulua një gol i gjermanëve për pozicion të parregullt, ccka shkaktoi edhe shumë polemika.

Mesfushori i Los Blancos, Toni Kroos është treguar i sinqertë në një intervistë të dhënë, ku shprehet se goli i Leipzig ishte tërësisht i rregullt.

“Në pushim folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për golin e anuluar të Leipzigut. Nuk ishte në pozicion të parregullt! Pati një shtytje të vogël ndaj portierit, nëse e vutë re.Mendoj se kjo nuk është në favorin e futbollit. Gjithsesi, unë mendoj se ishte gol i rregullt… Kam idenë se u anulua për pengimin ndaj portierit, por Lunin nuk mund ta arrinte topin, kështu që duhej akorduar gol” – tha Kroos.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →