Shqiperia

Tedi Blushi: Zbulimi se Shqipëria ka nisur kontenierë me lëndë të rrezikshme në Kinë, prova më e re se Rama është përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve toksike

tedi blushi zbulimi se shqiperia ka nisur konteniere me lende te rrezikshme ne kine prova me e re se rama eshte perfshire ne trafik nderkombetar te mbetjeve toksike
tedi blushi zbulimi se shqiperia ka nisur konteniere me lende te rrezikshme ne kine prova me e re se rama eshte perfshire ne trafik nderkombetar te mbetjeve toksike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se zbulimi se Shqipëria ka nisur konteinierë me lëndë të rrezikshme në Kinë është prova më e re se Rama është përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

“Zbulimi i radhës se Shqipëria ka nisur kontenierë me lëndë të rrezikshme edhe në Kinë, përveç Tajlandës, është prova më e re se Edi Rama është përfshirë drejtpërdrejt në trafik ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

100 kontenierë drejt Tajlandës dhe 115 kontenierë drejt Kinës nuk kanë asnjë shans të ngarkohen në Portin e Durrësit, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit, të institucioneve më të larta të sigurisë, të strukturave përgjegjëse kufitare, të doganave, portit dhe Policisë.

Në asnjë rast nuk mundet që një operacion i tillë kriminal me përfshirjen e shumë aktorëve, për transportimin e mbetjeve toksike kërcënuese për shëndetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera, të ndodhë pa autorizimin e një seri agjencive, që paguhen nga taksat tona, pikërisht për të kontrolluar çdo produkt, të gjitha mbetjet, pasojat e tyre në mjedis dhe destinacionin e tyre final.

Ky shtet që nuk toleron një fugon me shalqi që niset nga Lushnja pa faturë e dokumentacion, i paskan kaluar si miu nën hundë mijëra ton mbetje toksike që u ngarkuan në Elbasan, u transportuan drejt Durrësit dhe u imparkuan në anije, në portin që presupozohet është më i sigurti i një vendi anëtar të NATO-s.

Askush veç Edi Ramës nuk ka fuqinë të komandojë të gjithë shtetin për të mbyllur sytë dhe hapur dyert e Portit të Durrësit, ditën për diell, për këtë aktivitet të mirëorganizuar kriminal të mafias ndërkombëtare të plehrave.

Skandali thellohet kur pjesë e këtij operacioni bëhet edhe organizata kriminale e drejtësisë, SPAK që prej ditësh duhet të ishte në zyrat e Portit të Durrësit për të sekuestruar materiale dhe prova dhe duhet të kishte urdhëruar arrestime në nivelet më të larta të Qeverisë për skandalin e tmerrshëm të mbetjeve toksike.

Në Narkoshtetin e Edi Ramës “afërmendsh” kjo nuk mund të ndodhë, sa kohë korrupsioni skizofrenik cilësohet “krim intelektual” dhe kur çirakut në krye të SPAK-ut, Altin Dumani i merret goja, i erren sytë dhe as guxon t’i përmendë emrin Kryeministrit kur del në aferat e tmerrshme ku është përfshirë.

Askush nuk pret drejtësi nga Ramaforma dhe as transparencë e përgjegjësi nga Narkoshteti.

Hedhja sa më parë në koshin e plehrave të Qeverisë së inceneratorëve fantazmë është e vetmja zgjidhje”, shkruan Blushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts