Shqiperia

FOTO+VIDEO/ Shiu përmbyt urën e lartë të rrugës së Arbrit, bëhet rrezik për aksidente

fotovideo shiu permbyt uren e larte te rruges se arbrit behet rrezik per aksidente

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme Qarkun Dibër. Për shkak të intensitetit të lartë janë krijuar probleme në rrugët nacionale.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

[embedded content]

Rruga E Arbrit2
Rruga E Arbrit2
Rruga E Arbrit3
Rruga E Arbrit3

Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts