Shqiperia

56 vjet nga pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë, deputeti demokrat frymëzohet nga rezistenca e popullit: E meritojnë lirinë

56 vjet nga pushtimi sovjetik i cekosllovakise deputeti demokrat frymezohet nga rezistenca e popullit e meritojne lirine
56 vjet nga pushtimi sovjetik i cekosllovakise deputeti demokrat frymezohet nga rezistenca e popullit e meritojne lirine

21 gusht 1968, 56 vjet më parë tanket sovjetike pushtuan Çekosllovakinë, ndërsa pati një rezistencë nga qytetarët e Pragës. Duket se kjo ngjarje ka frymëzuar edhe deputetin demokrat Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se një popull që reziston e meriton Lirinë.

Shehu shkruan se ai popull që reagoi 56 vjet më parë sot është pjesë e BE-së, e hapësirës së lirë demokratike.

Postimi nga Tritan Shehu

Praga duke u gdhire 21 Gusht 1968!

Nje popull qe reziston e meriton Lirine.

Dhe Liria do te fitohet!

Praga e rezistences ndaj pushtimit sovjetik tregoi se per Lirine duhet luftuar, pavaresisht sa e veshtire duket ta arrish ate.

E asaj rezistence qe ne realitet ishte vullneti i nje populli per te mos pranuar jo thjesht pushtimin…

Por shume me teper… regjimin!

E asaj rezistence njerezore me aspiraten e Lirise, qe u simbolizuan nga i riu Jahn Palach.

Dhe sot ai popull e vend eshte pjese e BE, e hapesires se lire e demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts