Ofensiva ukrainase në Rusi, dronet e Kievit arrijnë deri në Moskë, shkatërrohen 40 km nga Kremlini

ofensiva ukrainase ne rusi dronet e kievit arrijne deri ne moske shkaterrohen 40 km nga kremlini
ofensiva ukrainase ne rusi dronet e kievit arrijne deri ne moske shkaterrohen 40 km nga kremlini

Ukraina sulmoi Moskën të mërkurën me të paktën 11 dronë të rrëzuar nga mbrojtja ajrore, në atë që zyrtarët rusë thanë se ishte një nga sulmet më të mëdha me dron në kryeqytet që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Lufta, kryesisht një betejë me artileri dhe dron nëpër fusha, pyje dhe fshatra të Ukrainës lindore, u përshkallëzua më 6 gusht kur Ukraina dërgoi mijëra ushtarë në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë.

Për muaj të tërë, Ukraina ka luftuar gjithashtu një luftë me dron kundër rafinerive dhe aeroporteve të eksportuesit të dytë më të madh të naftës në botë, megjithëse sulmet e mëdha me dron në rajonin e Moskës – me një popullsi prej mbi 21 milionë banorësh – janë më të rralla.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se shkatërroi gjithsej 45 dronë mbi territorin rus, duke përfshirë 11 mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin kufitar të Bryansk, gjashtë mbi rajonin Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin Kursk.

Disa nga dronët u shkatërruan mbi qytetin e Podolsk, tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin. Qyteti në rajonin e Moskës është rreth 38 km në jug të Kremlinit.

“Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha për të sulmuar Moskën duke përdorur dronë ndonjëherë”, tha Sobyanin në aplikacionin e mesazheve Telegram në orët e para të së mërkurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →