Shqiperia

Pesë ditë feste në Malin e Tomorit, Ferdinand Samarxhi: Pelegrinë kremtojë festën e Baba Tomorrit

pese dite feste ne malin e tomorit ferdinand samarxhi pelegrine kremtoje festen e baba tomorrit
pese dite feste ne malin e tomorit ferdinand samarxhi pelegrine kremtoje festen e baba tomorrit

Ferdinand Samarxhi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga maja e Malit të Tomorrit për Neës24 ka shpjeguar se çfarë po ndodh pas nisjes së pelegrinazhit të besimtarëve bektashinj.

Ai tregoi se në malin e Tomorit kanë ardhur pelegrinë nga ekudo, teksa theksoi se ata kremtojnë festën e baba Tomorrit.

“Pelegrinët po kremtojnë festën e baba Tomorrit. Tomorri është tempulli më i lashtë në botë”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë bisedës Samarxhi tha se kryegjyshata këtë vit ka marrë të gjitha masat që besimtarët të kenë mundësi të arrijnë në mal pa probleme.

“Heronjtë mitikë janë të jetësuar gjithmonë dhe duke qenë se shenjtërojnë ata e shenjtëruan këtë vend dhe ky tempull i shenjtë vazhdon shenjtërimin. Ndaj gjithnjë e më shumë njerëzit kur mësojnë për Tempullin e Shenjtë numri i pjesëmarrësve sa vjen dhe shtohen. Këtë vit për herë të parë me të gjitha vështirësitë që kishte, kryegjyshata këmbënguli një shpim të madh, ku ka dalë ujë i bollshëm”, tha mes të tjerash Samarxhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts