Bota

Inkursioni në Kursk, Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat e Ukrainës

inkursioni ne kursk rusia shtyn zgjedhjet lokale ne qarqet e kontrolluara nga forcat e ukraines





































Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurën se i ka shtyrë zgjedhjet lokale të caktuara për shtator në shtatë qarqe në rajonin e Kurskut, pasi pjesë të këtij rajoni janë nën kontrollin e ushtrisë ukrainase prej fillimit të gushtit.

rrrr

“Procesi i përgatitjeve dhe mbajtja e zgjedhjeve do të rifillojnë kur të garantohet siguria e plotë e votuesve”, tha komisioni në një komunikatë në Telegram.

Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve ruse, 31 njerëz janë vrarë dhe 143 të tjerë janë plagosur në këtë rajon prej kur forcat ukrainase e nisën inkursionin në rajonin e Kurskut.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 19 gusht se forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll 92 vendbanimeve në rajonin Kursk të Rusisë dhe tani kontrollojnë më shumë se 1.250 kilometra katrorë të territorit të armikut.

Zelensky ka thënë se forcat ukrainase janë duke përmbushur objektivat e tyre me vazhdimin e inkursionit në Kursk, ndërsa Moska e ka pranuar se Ukraina e ka dëmtuar urën e tretë mbi lumin Sejm, e cila është shumë e rëndësishme për lëvizjet e trupave ushtarake ruse në rajon.

Njëri prej këshilltarëve më të lartë të Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, ka thënë për televizionin Current Time – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – se për dallim prej pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, operacioni i Kievit e ka një synim të qartë, dhe është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar, por edhe mbron popullatën civile.

“Ukraina nuk synon të zaptojë territore të populluara apo të pushtojë këtë territor”, ka thënë Podolyak më 19 gusht.

Ukraina e ka nisur ofensivën e befasishme në rajonin e Kurskut më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës dy vjeçare e gjysmë në Ukrainë, dhe duke detyruar 120.000 njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre../REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts