Bota

Sherr në një servis makinash në Gjirokastër, plagoset një 38-vjeçar

sherr ne nje servis makinash ne gjirokaster plagoset nje 38 vjecar





































Në Gjirokastër, në një servis makinash janë konfliktuar për motive të dobëta dy persona.

456251877_910226054481762_3809205525226404536_n

Gjatë konfliktit një 25-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur një 38-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts