Shqiperia

Përmbytet rruga Shupenzë – Maqellarë, drejtuesit e mjeteve: Firma nuk e mirëmban

permbytet rruga shupenze maqellare drejtuesit e mjeteve firma nuk e miremban
permbytet rruga shupenze maqellare drejtuesit e mjeteve firma nuk e miremban

Rruga nacionale nga Shupenza për në Maqellarë të Dibrës është kthyer në gjendje të degraduar.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se ky segment rrugor është pjesë e kontratës B të mirëmbajtjes së rrugëve të Rajonit Qëndror e Verilindor që përshihet në rrugën nacionale Skuraj – Peshkopi.

Por me ndërtimin e rrugës së Arbrit e cila kalon nga Gjorica, rruga e Shupenzës është lënë në mëshirë të fatit. Kështu e komentojnë drejtuesit e mjeteve të cilët akuzojnë firmën se pastron vetëm ferrat, ndërsa lë kanalet kulluese anësore të bllokuara.

Si pasojë e kësaj të fundit rruga përmbytet nga uji vaditës, por edhe nga ujërat e shiut sa herë ka reshje. Ata kërkojnë që të zbatohet kontrata e mirëmbajtjes dhe kjo rrugë të mirëmbahet ashtu siç duhet me pastrim të kanaleve dhe mbushjen e gropave.

Sipas specialistëve, prania e ujit në rrugë jo vetëm që dëmton asfaltin, por është edhe burim aksidenti për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts