Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Hapi i madh në karrierë! Ermir Rashica drejt shitjes, ylli i Skënderbeut përfundon në “radarët” e 2 klubeve big

ekskluzive hapi i madh ne karriere ermir rashica drejt shitjes ylli i skenderbeut perfundon ne radaret e 2 klubeve big




































Ermir Rashica pritet të bëjë një hap të madh në karrierë! “Panorama Sport” mëson se ylli i Skënderbeut së fundmi ka përfunduar në radarët e 2 klubeve të rëndësishme Europiane. Bëhet fjalë për gjigantët e Anderlehtit dhe një klub polak, emri i të cilit nuk është zbuluar për momentin.  

RASHICA

Nga transferimi i shqiptarit të Kosovës, klubi i Skënderbeut pritet të përfitojë një shifër të majme, që do të mbushte arkat. 20-vjeçari sezonin e shkuar bëri një sezon dinjitoz me Skënderbeun, ku në 36 ndeshje, shënoi 8 gola duke spikatur me talentin e tij.  

Ky fakt ka bërë që sulmuesi të tërheq vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme, teksa në ditën të vijim pritet të mësohet edhe e ardhmja e Rashicës.  Me shumë gjasa dueli ndaj Partizanit do të jetë i fundit për 20-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts