Klevi Qefalija ishte ndër blerjet e fundit të Dinamos në merkaton e dimrit, ku ai la Tiranën dhe veshi fanellën blu dhe tashmë ka bërë edhe debutimin. Mesfushori 20-vjeçar arriti të linte shenjë në derbi me atë asist për Lorenco Vilën në rastin e golit të dytë.
Pak minuta në fund ndaj Erzenit dhe pak më shumë ndaj Partizanit, kanë mjaftuar që blutë të marrin sinjale pozitive nga Qefalija. Drejtuesit janë të bindur se kanë bërë një afrim të goditur, që do t’i shërbejë shumë skuadrës për të ardhmen.
Me kalimin e ndeshjeve pritet që Qefalija të marrë më shumë minuta nga trajneri Mehmeti. Nga lojtarët e ardhur në merkaton e janarit, deri tani përveç Qefalisë kanë debutuar edhe Janku, Bamba e Tahiri.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co