Bota

Akuzohej për orkestrimin e sulmeve në Bregun Perëndimor, Izraeli vret një komandant të lartë të lëvizjes palestineze në Liban

akuzohej per orkestrimin e sulmeve ne bregun perendimor izraeli vret nje komandant te larte te levizjes palestineze ne liban
akuzohej per orkestrimin e sulmeve ne bregun perendimor izraeli vret nje komandant te larte te levizjes palestineze ne liban

Mediat e huaja kanë raportuar se shteti i Izraelit ka eliminuar një komandant të lartë të lëvizjes palestineze Fatah në Liban.

Mësohet se viktima akuzohej për orkestrimin e sulmeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Si kundërpërgjigje, Fatah akuzoi Izraelin se po kërkonte “të ndezë një luftë rajonale”, shkruajnë mediat e huaja.

Khalil Maqdah u vra në një sulm me raketa në makinën e tij në qytetin jugor libanez të Sidon, sipas Fatah dhe një burimi libanez të sigurisë.

Ushtria izraelite tha se një avion i forcave ajrore goditi Khalil Hussein Khalil Al-Maqdah në zonën e Sidonit në Libanin jugor.

Ushtria bëri të ditur se Maqdah ishte vëllai i Mounir Maqdah, i cili kryeson degën libaneze të krahut të armatosur të Fatahut, Brigadat e Martirëve Al-Aksa, dhe i akuzoi ata të dy për “drejtim të sulmeve terroriste dhe kontrabandë armësh” në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts