Bota Sport

Goditja e trajnerit me çadër, Zyrihu dënon futbollistin shqiptar dhe babain e tij

goditja e trajnerit me cader zyrihu denon futbollistin shqiptar dhe babain e tij





































Klubi zvicerian i Zyrihut, ka reaguar pas skandalit në ndeshjen me Zug ku fituan 2-0, ku protagonist u bë babai i futbollistit shqiptar, Labinot Bajrami, i cili goditi me çadër trajnerin Rikardo Moniz, i cili e aktivizoi dhe e zëvendësoi talentin shqiptar në harkun kohor të pak minutash. 

zurich-1212-780x439

Bajrami, i cili së fundmi nënshkroi kontratë profesionale deri në vitin 2028, u dënua nga klubi, duke u pezulluar nga ekipi i parë teksa u dërgua te skuadra e 21-vjeçarëve.  

“Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurich,” njoftoi klubi.   

Po ashtu babai i Bajramit është dënuar, pasi ishte ai që e gjuajti me çadër trajnerin Moniz.  Babait do t’i jepet një “ndalim disa vjeçar  në stadiumet në të gjithë Zvicrën” për shkeljen e bërë. Atij gjithashtu i ndalohet edhe hyrja në kompleksin sportiv të Zyrihut.  

Sipas informacioneve të Blick, babai i lojtarit shqiptar duhet të presë edhe ndjekje penale.    

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts