Shqiperia Sport

“Më pickoi një kandil në krah”/ Eva Buzo gruaja e parë që përshkon me not kanalin e Otrantos! Ja kujt ia dedikon suksesin

me pickoi nje kandil ne krah eva buzo gruaja e pare qe pershkon me not kanalin e otrantos ja kujt ia dedikon suksesin
me pickoi nje kandil ne krah eva buzo gruaja e pare qe pershkon me not kanalin e otrantos ja kujt ia dedikon suksesin

TIRANE

Avokatja shqiptare-australiane Eva Buzo përherë ka dashur të bëjë diçka për vendin e të parëve të saj, ndaj sfidën e kaluar me sukses si gruaja e parë në histori që kaloi me not kanalin e Otrantos, duke përshkuar 92 km në det nga brigjet e Leçes në Itali deri në Karaburun ia dedikon totalisht Shqipërisë. Në një interviste për gazetarin Enrik Mehmeti, Eva tregon emocionet e përjetuara gjatë këtij rrugëtimi që zgjati plot 35 orë e 17 minuta.

[embedded content]

“Ishte shume sfiduese, por mahnitëse dhe emocionuese. Pasi ia dola erdha të festoj këtu në Vlorë. Gjyshi im është shqiptar. E kam menduar si një dhuratë për shqiptarët, për t’u kujtuar si gruaja e parë që e ndërmori një aventurë të tillë ishte me origjinë shqiptare”- tha Eva.

Të arrinte në finish nuk ka qenë aspak e lehtë për Evën, e cila tregon edhe sfidat e udhëtimit, që këtë vit arriti ta përmbushë me sukses.

“Më pickoi një kandil në krah. Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj se po. Udhëtime të tilla janë të vështira për t’u organizuar, mbi të gjitha siguria gjatë tyre dhe të jesh i pajisur mirë. Mësuam shumë nga eksperiencat e vitit të kaluar, ndaj edhe ky vit rezultoi shumë më i suksesshëm. Mendoj se organizimi i këtij udhëtimi ishte pjesa më e vështirë. Kur të gjitha gjërat bëhen bashkë, atëherë mund të nisësh të notosh. Ndaj pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar duke u përgatitur. Realisht kjo pjesë ishte sfiduese. Isha shumë e lumtur këtë vit, e qetë, kisha ekipin e duhur. Realizova një udhëtim të mrekullueshëm me not. Në përgjithësi ishte një eksperiencë e mrekullueshme-vijoi më tej notarja.

Pas kësaj sfide të përmbushur me sukses Eva thotë se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të notuar.
“Unë do të kthehem gjithmonë të notoj këtu, është ndër vendet më të bukura për të notuar”- tha ajo.

Pas avokatit italian Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo është e para notare grua që ia del ta kalojë me not kanalin e Otrantos.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts