E ardhmja e sulmuesit të kombëtares tonë Rey Manaj vijon të jetë e paqartë. Kur po i afrohemi ditëve të fundit të merkatos së transferimeve, sulmuesi lushnjar ende nuk e di të ardhmen e tij. Për momentin ai e ka nisur sezonin e ri me skuadrën e tij Sivassporin, por në orët e fundit flitet se për të ka patur një ofertë nga klubi tjetër turk ai i Trabzonspor, i cili dëshiron të afrojë në skuadër një sulmues.
Pasi nuk mundi dot të sjellë në skuadër, Onaçu dhe Vegorst, klubi turk ka si objektiv afrimin e Rei Manajt nga Sivaspori. Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kërkuar leje nga klubi i tij për t’u bashkuar me Trabzonspor, pasi i ka pëlqyer oferta e këtyre të fundit. Ndërsa kontaktet vazhdojnë pasi fillimisht presidenti i Trabzonsporit Ertogrul Dogan u takua me presidentin e Sivasporit.
Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por mediat turke raportojnë se palët janë ulur në bisedime dhe po kërkojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon vlerës për transferimin në Trabzon të sulmuesit kuqezi.
Manaj ka mbetur i impresionuar nga oferta e Trabzonit dhe ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me ta. Mbetet për t’u pare nëse do të mbërrije oferta e duhur ekonomike në drejtim të klubit të Sivasspor, në mënyrë që këta të fundit ta lejojnë Manajt të transerohet tek Trabzonspor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co