Bota

“Kamala Harris ka përvojën dhe vizionin për të udhëhequr Amerikën”- Bill Clinton kritikon Donald Trump: Di të flasë vetëm për veten e tij

kamala harris ka pervojen dhe vizionin per te udhehequr ameriken bill clinton kritikon donald trump di te flase vetem per veten e tij





































“Kamala Harris ka përvojën, vizionin, temperamentin dhe gëzimin për të udhëhequr Amerikën”. Kështu u shpreh ish-presidenti amerikan Bill Clinton, në mbrëmjen e tretë të konventës së Demokratëve në Çikago, Illinois.

bill klinton

Bill Clinton nënvizoi më pas se në zgjedhjet e nëntorit “ne kemi një zgjedhje të qartë: “Ne njerëzit” nga njëra anë dhe “unë dhe vetvetja nga ana tjetër”.

Clinton u shpreh se Kamala Harris është një “zgjedhje e qartë” për president.

“Kur ishte studente, ajo punonte në McDonald’s. Ajo përshëndeti çdo person me atë buzëqeshje mijëra vat dhe tha: “Si mund t’ju ndihmoj?” Dhe tani, në kulmin e pushtetit, ajo ende po pyet ‘Si mund të të ndihmoj?’”

“Do të jem shumë i lumtur kur ajo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë sepse, më në fund, ajo do të thyejë rekordin tim si presidentja që ka kaluar më shumë kohë në McDonald’s”.

Duke vënë në shënjestër Donald Trump, Bill Clinton thotë se është si një tenor që ngrohet duke kënduar “unë, unë, unë”.

“Çfarë bën Donald Trump me zërin e tij? Ai më së shumti flet për veten … hakmarrjen e tij, hakmarrjet, ankesat, komplotet e tij,” tha ish presidenti i SHBA-ve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts