Bota

Vala e të nxehtit, ekspertët ngrenë alarmin: Vdekjet nga temperaturat e larta mund të trefishohen deri në fund të shekullit

vala e te nxehtit ekspertet ngrene alarmin vdekjet nga temperaturat e larta mund te trefishohen deri ne fund te shekullit
vala e te nxehtit ekspertet ngrene alarmin vdekjet nga temperaturat e larta mund te trefishohen deri ne fund te shekullit

Edhe këtë verë, i nxehti afrikan “pushtoi” jo vetëm vendin tonë, por mbarë rajonin.

Sipas një studimi të fundit të publikuar, pritshmëritë janë që deri në fund të shekullit, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Europë, mund të trefishohen.

Vendet të cilat rrezikohen më shumë janë Italia, Greqia dhe Spanja.

Në të dhënat e publikuara nga The Guardian, numri i vdekjeve do të jetë pasojë e temperaturave të larta, ndërsa gjendja do të përkeqësohet sa më shumë kalojën vitet dhe popullsia plaket.

“Nëse ngrohja globale arrin një shifër rritjeje katastrofike prej 3 ose 4 gradë Celsius, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit”, përfunduan studiuesit.

Studiuesit thanë se rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.

Vdekjet nga nxehtësia mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Sot, vdekjet nga nxehtësia në Evropë janë 44,000.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts