Bota Sport

EKSKLUZIVE/ “Klasikja” ndez javën e dytë, Miloti: Ja nga kush pres gol për fitoren kundër Tiranës

ekskluzive klasikja ndez javen e dyte miloti ja nga kush pres gol per fitoren kunder tiranes





































Vllaznia-Tirana e së dielës ndoshta nuk vjen me dy skuadrat në nivelet e tyre më të larta, por mbetet një nga sfidat më të bukura të Superiores. Jo më kot konsiderohet edhe “Klasikja e Shqipërisë”. milotiShkodranët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Partizanin në kryeqytet dhe janë më të motivuar për të triumfuar edhe ndaj Tiranës, që vjen pas barazimit në Laç. Edhe pse në javën parë pati një mungesë të theksuar të tifozëve në stadiume, në “Loro Boriçi” pritet të jetë ndryshe, sepse askush nuk do ta humbasë këtë sfidë. Ish-sulmuesi Auron Miloti, i cili ka luajtur me të dy ekipet, është i bindur për spektaklin në tribuna dhe shpreson që të ketë spektakël edhe në fushë. Në një intervistë për “Panorama Sport” ai shprehet se Vllaznia do ta përmirësojë lojën, por Brdariç nuk mund të dhurojë emocione si herën e parë që ishte në Shkodër, sepse ka lojtarë të tjerë. Miloti uron që të dielën të shënojë sulmuesi i ri Dodaj dhe t’i japë fitoren Vllaznisë.

Miloti, para pak ditësh startoi kampionati i 86-të i futbollit, si e patë debutimin e skuadrave?

Fillimi i kampionatit tregoi që ekipet e Superiores janë akoma në fazën e kolaudimit dhe nuk janë ende aty ku duhet. Mbeten edhe pak ditë edhe nga mbyllja e merkatos dhe besoj se kjo reflektohet edhe tek ekipet pjesëmarrëse. Kush më pak e kush më shumë po kërkon lojtarët e denjë për klubin e vet.

Një parashikim i Milotit dhe kush mund të shënojë kundër Tiranës?

Më pëlqen Kevin Dodaj. Do të doja që të shënonte ai si një futbollist i ri. E po ashtu t’i dhuronte fitoren Vllaznisë kundër Tiranës.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts