Bota

Joe Biden i bën presion Benjamin Netanyahut për ‘urgjencën’ e nënshkrimit të armëpushimit

joe biden i ben presion benjamin netanyahut per urgjencen e nenshkrimit te armepushimit




































Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe “e bëri të qartë se ne duhet ta mbyllim marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve”, shkroi presidenti amerikan në X.

Joe Biden

“Sot fola me kryeministrin Netanyahu në lidhje me përpjekjet e SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe grupet e tij terroriste. Unë përsëri e bëra të qartë se ne duhet të mbyllim marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve dhe diskutuam bisedimet e ardhshme në Kajro për të hequr çdo pengesë të mbetur”, ka shkruar Biden.

Për një marrëveshje për armëpushim kishte shkuar në Lindje të Mesme Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por nuk u arrit ndonjë përparim i madh. Ai e përmbylli dje vizitën pa marrëveshje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts