Urimi prekës i Agron Llakaj për ditëlindjen e të bijës: Nuk ta zëvendësoj dot mamin…

urimi prekes i agron llakaj per ditelindjen e te bijes nuk ta zevendesoj dot mamin
urimi prekes i agron llakaj per ditelindjen e te bijes nuk ta zevendesoj dot mamin

TIRANE

Aktori i njohur Agron Llakaj feston sot ditëlindjen e vajzës, Alkidës. Nuk mungoi një urim prekës nga ana e aktorit duke bërë pjesë edhe Konstandinën, bashkëshorten tij të ndjerë e cila u nda nga jeta 2 muaj më parë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ndër rreshta Agroni i thotë së bijës se nuk do ta zëvëndësoj dot kurrë vendin e nënës, por do të jetë pranë saj gjithmonë.

Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde te ngushtë, por jam dhe shumë i sigurt që nga atje lart ku është sikur më thotë hapi shampanjën vajzës Agron! Nuk të la vetem…Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.

Bija ime! Unë nuk ta zëvendesoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithë forcën e dashurisë time.

Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga atje lart.

Buzëqeshi jetës zemër!

Babi si gjithmonë të thotë sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!” shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →