Bota

Shpallja e fituesve në universitete/ 25 gushti afati i fundit! Si do të kryhet regjistrimi dhe çfarë ndodh nëse konstatohen kuota të paplotësuara

shpallja e fituesve ne universitete 25 gushti afati i fundit si do te kryhet regjistrimi dhe cfare ndodh nese konstatohen kuota te paplotesuara





































VOLTIZA DURO/ Brenda datës 25 gusht 2024, universitetet do të publikojnë listat e renditjes së maturantëve që kanë aplikuar në programet e studimit për vitin e ri akademik 2024-2025.

regjistrimet ne universitete

Në udhëzimin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Rrjetit Akademik Shqiptar, bëhet me dije se maturantët do të mund të shikojnë ku janë renditur, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre të maturës, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu IALtë do të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin “U-Albania”

REGJISTRIMI DHE ANKIMIMI

“Në datat 30 gusht deri 13 shtator 2024 (7 faza 48- orëshe; 30-31; 01-02; 03-04; 06-07; 08-09; 10-11 dhe 12- 13), kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet”, – thuhet në udhëzim.

Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe në listë dhe shpallen fitues të rinj, të cilët regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 13 shtator 2024. Brenda datës 14 shtator 2024, RASH përcjell në QSHA regjistrimet përfundimtare të raundit të parë bashkë me kuotat e paplotësuara. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistrin e IAL-së, ka të drejtë të çregjistrohet në datat 14-15 shtator 2024. Sekretaritë mësimore, në përfundim të procesit të çregjistrimit të kandidatëve, përcjellin në portalin “U-Albania”, listën e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik brenda datës 15 shtator 2024.

“Kandidati ka të drejtën e ankimimit në IAL përkatëse në datën 28 gusht 2024. IAL, pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, pasqyrojnë në format elektronik, në portalin ‘U-Albania’, më datë 29 gusht 2024, vendimet lidhur me ankimimet e aplikantëve. Kandidati, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse është shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa është pranuar, ata duhet të çregjistrohet nga programi i studimit (nëse është regjistruar) dhe të regjistrohet në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimi, në datat 14-15 shtator 2024″, – bëhet me dije në udhëzimin e përbashkët.

Sakaq, kuotat e paplotësuara, në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi, mund të përshtaten nga IAL-ja në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël, të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore. “IAL njofton zyrtarisht MAS për vendimin e Senatit Akademik mbi përshtatjen e kuotave të programit të studimit jo më vonë se 3 ditë pune nga data e përfundimit të afatit për çregjistrim, për raundin e parë. Përshtatja e kuotave të paplotësuara nga IAL-të kryhet në datat 16-18 shtator 2024. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore MAS njofton IAL-të, RASH-in dhe QSHA-në, për konfirmimin e përshtatjes së kuotave para fillimit të periudhës së aplikimeve për raundin e dytë, konkretisht me datë 18 shtator 2024”, – bëhet me dije në udhëzim.

RAUNDI I DYTË

Në periudhën 19–21 shtator 2024 do të kryhet procesi i aplikimit ‘online’ për raundin e dytë në portalin “U-Albania”. Deri më datë 10 shtator 2024, hidhen në sistemin SMIP të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë. Kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në Bankat e Nivelit të Dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin “UAlbania”./ Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts