Bota

“Qytetarët do të ngrenë temperaturat edhe në tetor e nëntor”- Belind Këlliçi paralajmëron vazhdimin e protestave: Çdo ditë vidhemi në mënyrë permanente dhe askush nuk flet

qytetaret do te ngrene temperaturat edhe ne tetor e nentor belind kellici paralajmeron vazhdimin e protestave cdo dite vidhemi ne menyre permanente dhe askush nuk flet





































Belind Këlliçi ka paralajmëruar se qëndrsa dhe protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë edhe në vjeshtë dhe dimër.

belind kellici

Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të kundërshtuar padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve.

Sipas Këlliçit është tentuar që të shuhet protesta e opozitës, por nuk ia kanë dalë.

“Protesta është historike dhe e paprecedente. Kanë bërë çdo gjë që kjo protestë të shuhet, nëse në këtë protestë nuk do flitej për vjedhjet nuk do shqetësonte askënd.

Çdo ditë vidhemi në mënyrë permanente dhe askush nuk flet, as ndërkombëtarët nuk flasin. Çdo ndërkombëtar që vjen në këtë vend duhet të respektojë vendin nga vjen por mbi të gjitha duhet të respektojnë vendin ku shërbejnë.

Është 22 gusht, jemi këtu në protestë dhe të jeni të bindur kur qytetarët kanë dalë në korrik dhe gusht, në shtator, tetor e nëntor qytetarët do ti ngrijnë temperaturat”, u shpreh Këlliçi, i cili denoncoi se edhe “fusha e Ali Demit në Tiranë është dhënë për ndërtim”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts