Sport

ZYRTARE/ Partizani bën “bingo”, Maguette Gueye transferohet në Spanjë

zyrtare partizani ben bingo maguette gueye transferohet ne spanje

Partizani nuk di të ndalet, të paktën kur bëhet fjalë për të shitur lojtarë, të gjithë e kanë një çmim. “Demat” realizojnë një tjetër goditje fantastike duke shitur Maguette Gueye te klubi spanjoll i Real Club Racing De Santander. Prej kohësh Maguette Gueye ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkato ku për mesfushorin kishte një interesim të lartë jo vetëm në Spanjë por dhe në Itali.

Në fund, përfaqësuesit e lojtarit kanë gjetur akordin me ekipin që militon në La Liga 2. Ekipi kryeqytetas bën “bingo” me Maguette pasi do të arkëtojë afro 1 milionë euro. Transferimi i mesfushorit ka Senegali u bë zyrtare edhe nga klubi i Partizanit, me të kuqtë që njoftuan arritjen e marrëveshjes për transferimin e tij me titull definitiv.

Maget
Maget

Sigurisht largimi i Maguette, pavarësisht se mbush arkat e klubit lë një gropë të madhe në mesfushë, pasi senegalezi ishte nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit në sezonin e fundit. Me të ardhurat e përfituara nga shitja e Maguette, të kuqtë pritet të lëvizin këto ditë të fundit të merkatos për të plotësuar ekipin, por më parë duhet të zgjidhin çështjen e trajnerit të ri pasi ekipi vijon të drejtohet nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts