Sport

“Tripletë” blerjesh për Motta-n, Juve nuk ndalet, Giuntoli hidhet në sulm

triplete blerjesh per motta n juve nuk ndalet giuntoli hidhet ne sulm

Juve mbetet një nga ekipet më aktive në Serie A, me “Zonjën e Vjetër” që po ndërton një ekip të ri. Një ditë më parë, në Torino u prezantua afrimi i fundit, Kalulu, por Cristiano Giuntoli ka ende shumë punë deri në fund të muajit gusht, pasi ai së bashku me pjesën tjetër të stafit drejtues planifikojnë të kryejnë edhe tre goditje të tjera në tregun e transferimeve.

Nico Gonzalez dhe Koopmeniers janë dy prioritet kryesore, dy blerje që pritet t’i kushtojnë arkave të klubit afro 90 milionë euro. Giuntoli vijon kontaktet me Fiorentinën me palët që mund të gjejnë një kompromis për 25 milionë euro kesh plus kartonin e Kostic, ndërsa për Atalantën parashikohet të paguajnë 60 milionë euro.

Corriere
Corriere

Jo vetëm kaq, Thiago Motta kërkon dhe një sulmues krahu, për këtë arsye drejtuesit e klubit ndjekin nga pranë dy objektivë, Francisco Conceiçao i Portos dhe Jadon Sancho i Man.United.

Blerja e një sulmuesi krahu është i lidhur ngushtë me largimin e Chiesa-s. Sulmuesi “azzurr” është nxjerrë në shitje prej kohësh, ndërsa sipas mediave spanjolle është shumë pranë transferimit te Barcelona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts