Personi që qëlloi me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër nuk është arritur që të arrestohet ende.
Një ditë më parë gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në vendin e quajtur Bjeshka e Parus të Malësisë së Madhe, një shtetas ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk u raportuan efektivë të plagosur të policisë së shtetit. Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarje u nisën drejt Bjeshkës së Parus forcat speciale të RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co