Bota

EMRAT/ Sherri me një të plagosur te rrethrrotullimi i Teg-ut pas gërvishtjes së makinave, shkak konflikti mes dy vajzave shofere! Ja si agravoi debati mes të rinjve

emrat sherri me nje te plagosur te rrethrrotullimi i teg ut pas gervishtjes se makinave shkak konflikti mes dy vajzave shofere ja si agravoi debati mes te rinjve





































Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me sherrin mes dy të rinjve ditën e sotme te rrethrrotullimi i Teg-ut, ku përfundoi i plagosur në spital njëri prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim tjetri.

policia2

Bëhet me dije se përplasja mes tyre ka nisur pas një debati me dy vajzave shofere, të cilët gërvishtën mjetet e tyre dhe pasi kanë debatuar me njëra-tjetrën, kanë thirrur secila një të afërm.

Në vendngjarje mësohet se kanë shkruar dy të rinjtë, Fatjon Dauti dhe Marjo Barami, të cilët janë përplasur njëri-tjetrin dhe situata ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta, ku më pas ka mbetur i lënduar Fatjon Dauti.

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërsa Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts