Një nga diamantet më të mëdhenj në botë të zbuluar ndonjëherë, një gur prej 2 492 karatësh, është gjetur në Botsvana, njoftoi sot ‘’Lucara Diamond Corp’’, kompania kanadeze e minierave që zbuloi këtë perlë.
Diamanti u gjet në minierën Karowe, në verilindje të Botsvanës, rreth 430 kilometra nga kryeqyteti Gaborone.
Kompania nuk e bëri të ditur vlerën e diamantit dhe as nuk dha detaje për cilësinë e tij.
Për sa i përket karatëve, guri është një rival i denjë i diamantit më të madh të nxjerrë ndonjëherë, Cullinan prej 3 016 karatësh, i zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905.
“Ne jemi të emocionuar me rikuperimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm 2 492 karatësh”, tha presidenti i kompanisë, William Lamb.
“Një nga diamantet më të mëdha të zbuluar ndonjëherë dhe u zbulua falë teknologjisë me rreze X të kompanisë ‘Mega Diamond Recovery’’, shtoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co