Bota Sport

Mareska “ngrin” Sterling: S’është në planet e mia, nuk ka të ardhme me ne as Ben Çiluell

mareska ngrin sterling seshte ne planet e mia nuk ka te ardhme me ne as ben ciluell





































Enco Mareska thotë se Rahim Sterling po stërvitet larg skuadrës së parë të Çelsit dhe nuk është në planet e tij, pasi trajneri preferon një lloj tjetër anësori.

gdfh

Çelsi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Sterling vetëm dy vjet pasi ai u bashkua nga Mançester Siti për 50 milionë paund në 2022. Mareska e informoi 29-vjeçarin të premten e kaluar se ai nuk ishte në planet e tij këtë sezon dhe ai mbeti jashtë skuadrës që humbi ndaj Sitit të dielën e kaluar, si dhe skuadra që po përgatitet për t’u përballur me Serveten sot në Ligën e Konferencës. Përpara ndeshjes kundër Sitit, përfaqësuesit e Sterling lëshuan një deklaratë duke kërkuar qartësi mbi të ardhmen e anësorit.

Menaxherët e sulmuesit mbajtën bisedime me klubin në fund të sezonit të kaluar dhe të gjitha shenjat e bënë atë të besonte se do të qëndronte këtë sezon. Por tani duket se anglezi e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Blutë. Përpara ndeshjes së tyre me zviceranët, trajneri Mareska tha: “Unë nuk po them se Rahim nuk është një lojtar i mirë, por unë preferoj një lloj tjetër anësori”. Ben Çiluell, i cili ishte zëvendës-kapiteni i Çelsit sezonin e kaluar, po stërvitet gjithashtu larg skuadrës së parë dhe Mareska shtoi: “Situata me të dy është mjaft e qartë. Nuk ka ndonjë përditësim. Ne kemi një skuadër të madhe dhe është e pamundur t’u japim minuta të gjithëve, kështu që ndoshta është më mirë të largohen. A jam brutal? Thjesht përpiqem të jem i sinqertë.

Kam folur me Rahim para ndeshjes me Sitin dhe thashë se ai do të ketë vështirësi për të pasur minuta me ne. Çiluell është një djalë i mrekullueshëm, por për shkak të pozicionit të tij ai do të vuajë me ne”. Çelsi ka zbatuar një politikë të dhënies së kontratave të afatgjate për nënshkrimet e reja që nga shitja e klubit te Tod Bohli dhe “Clearlake Capital” në vitin 2022, që do të thotë se Sterling, për të cilin Juventusi kontaktoi Blutë muajin e kaluar, ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij.

Por gjatë konferencës së djeshme trajneri italian këmbënguli se ai nuk është i shqetësuar nga mundësia që lojtarët e padëshiruar të ngecin në klub, duke thënë: “Ky nuk është problemi im. Unë jam këtu për të marrë vendime dhe për të menduar më të mirën për ne. Nuk po mendoj se sa vite kanë në kontrata. Ata kanë një kontratë 20-vjeçare? Nuk më intereson. Nuk është puna ime”. Sterling dhe Çiluell janë në mesin e një grupi prej rreth 15 lojtarësh që po stërviten larg skuadrës së parë të Çelsit, pasi klubi kërkon të zgjidhë të ardhmen e tyre përpara mbylljes së merkatos më 30 gusht. Mareska zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me atë grup lojtarësh dhe këmbënguli se situata nuk është rrëmujë, duke thënë: “Po punoj me 21, 22 lojtarë. Nuk po punoj me 42, 43 lojtarë. Unë mund të shoh që ju pëlqen të thoni se kemi 43 lojtarë, por më shumë se 15 lojtarë po stërviten të diferencuar. Ata nuk punojnë me mua çdo ditë. Unë nuk i shoh ata. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts