Bota Sport

Interi monitoron Rabionë, por francezi ëndërron Anglinë

interi monitoron rabione por francezi enderron angline





































Në jahtin luksoz dhe komod, Adrien Rabio është duke pritur për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e tij.

adrien-rabiot-juventus-2023-1687872405-110140

Ish-zëvendëskapiteni i Juventusit, pasi nuk gjeti marrëveshjen për të vazhduar me fanellën bardhezi, është duke shqyrtuar ofertat në drejtim të tij. Ai ka një lule në dorë duke i hequr petalet një nga një, por ende nuk po gjen një zgjidhje perfekte.

Ndërkohë, Interi ka pasur një kontakt me të për të studiuar terrenin dhe për të parë se sa mundësi ka për të bërë një ofertë drejt tij. Sigurisht që dëshira më e madhe e lojtarit është një aventurë në Premier Ligë. Por ku?

ALTERNATIVAT- Fotoja e publikuar nga francezi që është ende me pushime në mesin e gushtit ka bërë lajm, por tregon edhe faktin që lojtari është i qetë edhe pse pa kontratën që e bënte atë një nga lojtarët më të paguar të Serisë A.

Dëshira e Rabiosë është që të gjejë një klub ambicioz, por me dëshirën e madhe për të luajtur në Champions League dhe ndoshta në Botërorin e klubeve. Pasi refuzoi Juventusin erdhi një ofertë nga PSG-ja për t’u rikthyer aty ku në fakt nuk ka qenë shumë mirë, por Rabio ëndërronte një të ardhme ne Angli.

Mançester Siti nuk u interesuar fare për të, ndërsa Junajtid doli nga gara pa u futur fare. Mbetet vetëm Liverpuli për momentin, pasi edhe Reali i Madridit që ishte skuadra e ëndrrave të tij nuk e ka telefonuar.

Kështu që edhe rruga që e çon drejt Liverpulit është thjesht një hipotezë, ku kanë munguar kontaktet konkrete. Të vetmet skuadra të interesuara për Rabionë kanë qenë Interi, Bajerni dhe Atletiko e Madridit. Të paktën ky është raportimi i “L’Equipe”. Rabio vazhdon të kërkojë 7,5 milionë euro, por për momentin asnjë prej skuadrave nuk ka ndërmend të shpenzojë kaq shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts