Kastrioti plotëson stafin, Baku emërohet trajner i portierëve

kastrioti ploteson stafin baku emerohet trajner i portiereve




































Ndryshimet vazhdojnë te Kastrioti. Përveç 11 lojtarëve që kanë ardhur si dhe të trajnerit Bubeqi, në ekip është afruar dhe përgatitësi i portierëve Redian Baku.

redjan-baku

Ai është një ish-futbollist i njohur në Krujë, pasi prej 13 vitesh ka qenë portieri i Ilirisë. Pas lënies së futbollit tri vite më parë, ai ka vijuar me Vorën  dhe Ilirinë si trajner portierësh, këtë sezon ka marrë një ftesë nga Kastrioti. Ftesë, të cilën  thotë se e pranoi me kënaqësi. “E prita me kënaqësi ftesën e drejtuesve të Kastriotit për të bashkëpunuar për përgatitjen e portierëve të Kastriotit.

Me korrektësinë dhe profesionalizmin e stafit teknik, të udhëhequr nga trajneri Dorjan Bubeqi, përgatitjet kanë qenë shumë intensive dhe me mjaft përkushtim nga futbollistet, gjë që na jep besim për një fillim të mbarë të kampionatit”, tha Baku. Deri tani, te Kastrioti nga stafi i sezonit të kaluar kanë mbijetuar vetëm ndihmëstrajneri Shkëlzen Rustami dhe fizioterapisti Ervin Rrema. Ndërkaq, të shtunën Kastrioti do të udhëtojë në transfertën e Pogradecit për ndeshjen e javës së parë me ekipin vendës.

SHKËLQIM HASANI

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →