Bota Kuriozitete Lifestyle

“U frikësova!”- Sulmi i planifikuar terrorist në koncertin e saj në Vjenë, Taylor Swift thyen heshtjen: Siguria e fansave ishte parësore

u frikesova sulmi i planifikuar terrorist ne koncertin e saj ne vjene taylor swift thyen heshtjen siguria e fansave ishte paresore





































Këngëtarja Taylor Swift ka reaguar për herë të parë për sulmin e planifikuar terrorist në Vjenë,, në një nga shfaqjet e saj live, teksa zhvillonte turneun e saj evropian.

swift

Përmes një reagimi të gjatë në Instagram, artistja ka shpjeguar arsyet pse ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ka shfaqur dhe një gjendje faji për fansat e saj, të cilëve do u rrezikohej jeta në koncert.

“Të anuloje shfaqjet në Vjenë ishte shkatërruese. Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë frike dhe  faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato shfaqje. Por unë u isha shumë mirënjohës edhe autoriteteve për punën e bërë, Por u isha shumë mirënjohëse edhe autoriteteve, sepse falë tyre ne kishim koncerte të humbura, por jo jetë…” shkroi Swift.

Taylor Swift2

Duke shpjeguar pse kishte zgjedhur të priste deri më tani për të folur për anulimin e koncerteve të Vjenës, të cilat ishin menduar të mbaheshin midis 8 dhe 10 gushtit, ajo tha: “Më lejoni të jem shumë e qartë, nuk do të flas për diçka publikisht, pasi mendoj se kjo mund të provokojë ata që do të donin të dëmtonin fansat që vijnë në shfaqjet e mia. Në raste si ky, ‘heshtja’ në fakt është të tregosh përmbajtje dhe të presësh të shprehesh në një moment kur është e drejtë. Prioriteti im ishte ta përfundoja turin tonë evropian në mënyrë të sigurt dhe me lehtësi mund të them që e bëmë këtë”.

Taylor Swift

Ajo tha se siguria e fansave të saj ishte parësore kur vazhdoi me turneun e saj, duke shtuar se e gjithë energjia e saj duhej të shkonte për të mbrojtur gati gjysmë milioni njerëz që kishin ardhur për të parë shfaqjet në Londër.

Sulmi i planifikuar terrorist u zbulua nga autoritetet austriake, të cilat arrestuan tre të dyshuar të moshës 17, 18 dhe 19 vjeç, ky i fundit me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Taylor Swift1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts