Avokatët “braktisin” Thaçin në Hagë, ekipi i ish-Presidentit i kërkon Kurtit fonde shtesë për mbrojtjen juridike

avokatet braktisin thacin ne hage ekipi i ish presidentit i kerkon kurtit fonde shtese per mbrojtjen juridike
avokatet braktisin thacin ne hage ekipi i ish presidentit i kerkon kurtit fonde shtese per mbrojtjen juridike

Më 12 gusht 2024, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për rritjen e fondeve që do të mbulojnë nevojat për mbrojtje juridike të ish-krerëve të UÇK-së.

Letra iu është dërguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në këtë letër, Bordi i Fondacionit thekson se kufizimet e vendosura në shpenzimet për mbrojtjen juridike, të cilat janë përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MD-NR.01/2024, kanë vënë ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në një situatë të pamundur për të përmbushur detyrimet e tij.

Fondacioni njoftoi po ashtu se, për shkak të mungesës së fondeve, një nga avokatët kryesorë është larguar, dhe avokati aktual i angazhuar ka paralajmëruar se mund të largohet deri në fund të muajit.

Nëse kjo ndodh, procesi gjyqësor mund të shtyhet për së paku gjashtë muaj, deri sa të gjendet një avokat i ri që të njihet me rastin.

Fondacioni vlerëson se është urgjente dhe e domosdoshme ndarja e fondeve shtesë për të siguruar mbrojtjen efektive të Thaçit në gjykatë.

Në letër theksohet se, megjithëse Fondacioni është krijuar për të ofruar mbështetje alternative financiare dhe për të lehtësuar barrën mbi buxhetin publik, nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme që do ta bënin këtë kërkesë të panevojshme.

Fondacioni beson se mbështetja financiare nga institucionet e Republikës së Kosovës është thelbësore për të siguruar qasjen efektive në drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e luftës së UÇK-së dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →